Së shpejti mund të realizohet ëndrra e të gjithë personave që janë të apasionuar me makinat e madje të drejtojnë një makinë fluturuese.
Dhe nuk është aspak pjesë e një filmi pasi në 11 maj në Barcelonë prezantohet makina e parë fluturuese në botë. Ajo mund të lëvizë lirshëm në të gjitha rrugët publike.
Sipas prodhuesve ajo është e sigurt. Për ta drejtuar ju duhet një licencë. Dimensionet e kësaj makine janë të ngjashme me të të një SUV, 4 metra e gjatë, 2 metra e gjerë, pesha arrin 600 kg.
Makina e së ardhmes do të kushtojë 499.000 euro dhe do të prodhohen vetëm 90 modele. Ata që do të kenë mundësi ta blejnë do të kenë një targë n ëar që do të tregojë numrin në seri të ekzempelarit të marrë.
Tashmë inxhinerët janë duke punuar që brenda vitit 2030 të jetë gati edhe makina fluturuese tërësisht elektrike.