INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina fluturuese italiane. Kapsula e montuar në dron, lëvizet nga 8 helika [VIDEO]

Publikuar më: 12:44 23-06-2017

Nuk vjen nga hapësira e jashtme,e as nuk bëhet fjalë për një relike të ruajtur në një zonë misterioze. E natyrisht që nuk bëhet fjalë për një UFO,pavarësisht se koncepti është i ngjashëm. Bëhet fjalë për një IFO, makinën fluturuese që do të prodhohet në Itali. Projekti ‘Objekti i fluturimit të identifikuar” është produkt i mendjes së italianit Pierpaolo Lazzarini, i cili në vitin 2012 themeloi firmën Jet Capsule, qëllimi i së cilës ishte të revolucionarizonte lëvizshmërinë detare. Ai prodhoi automjetin e parë Jet Capsule me një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj lëvizjes në det. Pas valëve erdhën ëndrrat e reve. "IFO është një makinë fluturuese e përbërë nga një kapsulë e montuar në një dron e që lëvizet nga 8 helika. Ajo mbart dy persona dhe lëvizja e saj mundësohet nga bateria. Për momentin bëhet fjalë vetëm një prototip, por qëllimi është që projektuesi ta paraqesë atë për Gitex Dubai, një nga ekspozimeve më të rëndësishme të teknologjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666