INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina futet mes njerëzve, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur. Arrestohet autori i sulmit [VIDEO]

Makina futet mes njerëzve, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur. Arrestohet autori i sulmit [VIDEO]

Publikuar më: 08:23 13-09-2018

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë dhe 44 mbeten të plagosur pasi një shofer u fut me makinen e tij tip SUV mes një turme të madhe njerëzish në një shesh publik në Kinën qendrore. Më pas ai doli nga makina dhe sulmoi njerëzit me një kamë dhe një lopatë. Mediet raportojnë se ngjarja ndodhi në një shesh në qytetin Hengyang në provincën Hunan të mërkurën në mbrëmje.

ne_spital.jpgAutoritet e Hengyang deklaruan se i dyshuari ishte dënuar shumë herë për trafik droge, vjedhje dhe krime të tjera, me një dëshirë për hakmarrje ndaj shoqërisë. Policia identifikoi të dyshuarin si një burrë 54-vjeçar kinez i quajtur Yang Zanyun nga i njëjti qark, i cili kishte bere disa dënime me burg për dënime duke përfshirë zjarrvënien dhe sulmin. Një video e postuar në Twitter tregoi njerëzit që largoheshin nga sheshi. Video të tjera të postuara nga mediet shtetërore kineze treguan disa trupa në terren. Policia nuk përmend si shkak terrorizmin apo ndonjë motiv tjetër.
Kina ka përjetuar sulme të dhunshme në vende publike gjatë viteve të fundit, duke përfshirë bombardimet dhe zjarrvenien e autobusëve dhe ndërtesave

Article Logic
Execution time: 0.0027358531951904