Ky mund të themi se ka qenë viti i dasmave vip.
Por e fundit, e moderatorit shqiptar gati sa nuk është kthyer në tragjedi. Labinot Gashi prej dy ditësh po feston ceremoninë e martesës dhe në përgatitjet e ditës së dytë, ndodhi një ngjarje e rëndë.
Shoferi i limuzinës, teksa ndodhej në parkingun e limuzinave, është përplasur nga një makinë. Ky i fundit po xhironte një video selfie nga parkingu. Siç duket edhe nga kjo video, në këtë moment një makinë vjen me shpejtësi dhe përplas atë me shumë forcë.
Për fat të mirë, shoferi ka shpëtuar mrekullisht me disa fraktura në kokë dhe në trup.