Të rinjtë shqiptarë në Shqipëri përfliten për numrin e madh të të papunëve, ndërsa në mediat e huaja ndodh një realitet krejt ndryshe.
Makina luksoze, çanta të mbushura me para apo pushime të shtrenjta, janë arsyeja përse fëmijët shqiptarë kanë përfunduar në të njohurën ‘Daily Mail”.
“Teksa moti ka ftohur, shumë prej nesh shtrëngojnë rripin deri në sezonin festiv, por ky nuk është rasti i adoleshentëve shqiptarë”, shkruan tabloidi.
“Kids Rich Tirana” është faqja në Instagram me më shumë se 15.000 ndjekës në të cilën reklamohen makina të shtrenjta, tufa me para, veshje të shtrenjta etj... dhe ky është trendi i ri i të rinjve shqiptarë në Tiranë.
Ndërkohë që shumë fëmijë të tjerë të pasur pozojnë me rroba firmato duke reklamuar stilin e tyre, këta të rinj duken më pak të prirur për këtë gjë, pasi fotografohen me pak rroba të veshura në trup, vazhdon tabloidi britanik ‘DailyMail’ dhe kjo nuk është hera e parë që shkruan për fëmijët e pasur shqiptarë.