“Nuk ma bleu as mami as babi, por e bleva vetë”.
Me blerjen e fundit Noizy e risjell sërish ndërmend shprehjen e tij tipike. Kështu, pas “Beyonces” dhe “Rihannas”, reperi i ka uruar mirëseardhjen në shtëpi makinës së tij më të re duke shkruar: “Welcome Home Shakira”. Një Ferrari i kuq që besojmë do të jetë pjesë e gjatë e aventurave të 30 vjeçarit, hobi i të cilit është edhe koleksionimi i makinave të shtrenjta. Por reperi nuk ndalet me kaq, sepse pas “Midis Tirone” sapo ka përfunduar edhe xhirimet e klipit më të ri “A të kujtohet”?. Përgatituni ta shihni Noizyn ndryshe!