Një sitemi i ri dhe shumë lehtësues do të ngrihet shumë shpejt për blerjen e shitjen e makinave. Në sistem do të lidhen të gjithë noterët me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe ku të gjitha veprimet do të realizohen direkt nga noteri, pa nevojën e të marrit vërtetim për gjoba apo shkelje të ndryshme nga Drejtoria Rrugore. Kjo masë do ndihmojë gjithashtu qytetarë, që të mos mashtrohen dhe të blejnë makinë me gjoba të papaguara.