Policia amerikane e Alaskës publikoi pamjet dramatike të shpëtimit të një personi nga një makinë në flakë.
Ngjarja u filmua nga kamera në makinën e shërbimit të oficerit, Mitchel Veenstra, i cili ishte i pari që mbërriti në vendngjarje dhe duke parë seriozitetin e situatës, i kërkon ndihmë dëshmitarëve të tjerë okularë që të lëviznin makinën për të shpëtuar drejtuesin e saj.
Më pas, policia raportoi se pas daljes nga rruga, drejtuesit i mjetit i kishte mbetur krahu i bllokuar nën makinë dhe nuk mund të lëvizte. Sidoqoftë, agjenti i policisë Veenstra reagoi me shpejtësi dhe ndërsa bashkë më ndihmën e njerëzve të tjerë lëviz automjetin, ai nxori jashtë drejtuesin e tij.
Mësohet se ky i fundit veç krahut të thyer nuk ka pësuar asnjë dëmtim tjetër, dhe është cilësuar me shumë fat pasi aksidenti i tij mund të përfundonte shumë më keq.