INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina “përbindësh” tani jo vetëm në male, por edhe në rrugë

Publikuar më: 11:08 16-03-2016

Duke pasur vështirësi në gjetjen e një makine të përshtatshme për të shkuar në gjueti dhe peshkim në Malet Altai, inxhinieri rus, Igor Sukhorukov, gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një veturë të vetën e cila do të mund të “shpërthente” edhe gjatë dimrit me shumë dëborë.

“Ideja më kishte lindur kohë më parë, kur në fëmijërinë time unë dëshiroja të udhëtoja në vende të ndryshme për peshkim dhe gjueti, kohë që nuk mund të gjeja diçka të përshtatshme”, ka sqaruar Sukhorukov.

Kjo makinë që po emërtohet edhe si një “përbindësh” tanimë mund të shihet përreth qytetit të Biysk, me Sukhorukovin në të, shumë më lartë se vozitësit e tjerë.

Por, çfarë është më interesante, ai ka thënë se makinën e ka edhe të regjistruar, kështu që mund edhe të qarkullojë në rrugë të hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0019779205322266