Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimn e shtetasit F.K, i cili ka përplasur me makinën e tij, dy fëmijë të mitur. B.D dhe M.D 12 vjeç po shëtisnin me biçikletë, tëksa janë përplasur nga automjeti tip “Renault”, me targa AA035FP.
Mësohet se drejtuesi i mjetit u ka dhënë ndihmën e parë duke i dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore, si dhe ka njoftuar Policinë për aksidentin e ndodhur.
Shtetasi M. D., është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa shtetasi tjetër i mitur B. D., ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Peshkopisë.