Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një autobus ku udhëtojnë nxënës. Si pasojë e përplasjes dyshohet se një person ka ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në Qafë Thanë u aksidentua një autobus me gjimnazistë të Roskovecit, ku pësuan lëndime 7 nxënës.