Prodhuesit dëshirojnë të bëhen sa më kreativë, sidomos në industrinë e makinave. "Toyota" është bashkuar me kompaninë e drurit në Tokio “Sumitomo Forestry”, për të krijuar veturën e parë e cila përbëhet nga druri.
Kompania japoneze ka bërë zgjedhjen e drurit ngaqë me kohë druri lakohet dhe errësohet, kështu duke simbolizuar kalimin e kohës. Edhe pse vetura mund të lëvizë, drejtimi i saj nuk është i ligjshëm pasi është prej druri.