INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Makina që mund ta ngisni pa pasur një patentë

Publikuar më: 12:47 04-01-2016

Të ngelesh pa patentë, ky është një problem shumë serioz në thuajse çdo vend të botës. Por jo në Francë.Sipas BBC, ju thjesht mund të dilni dhe të blini një VSP (Voiture Sans Permis) ose ndryshe një makinë të vogël me dy vende, që mund ta ngasë kushdo mbi 14 vjeç me katër orë eksperiencë ose më pak, madje ndonjëherë pa këtë eksperiencë.


Sipas BBC, nuk dihet se sa makina të tilla ekzistojnë, pasi në Francë kjo njihet si chiffre noir– një sasi e paditur.


Shpejtësia maksimale e tyre është 45 kilometra në orë.


Këto makina janë një mjet i rëndësishëm transporti kryesisht në zonat rurale, ku popullsia po plaket.Për makinën u duhet megjithatë një siguracion, që është goxha i shtrenjtë nëse keni një historik sëmundjesh ose fiksim pas alkoolit- në këtë rast duhet të paguani 85 euro në muaj.

Makinat janë të lehta për parkim dhe disa prej kompanive kryesore që i prodhojnë, Microcar, Axiam, Ligier, etj, po bëjnë publicitet që të arrijnë edhe blerësit e rinj në moshë.


Me 14 mijë euro, mund të merrni një version të mirë, me ajër të kondicionuar, një kamera dhe sistem fantastik zëri, esencial për të rinjtë.


Që nga nëntori i shkruar, fëmijët mbi 14 vjeç mund të marrin një makinë të tillë, e cila vlerësohet më e sigurt se skuterat.
Ata duhet të japin një provim teorie dhe të ngasin makinën për katër orë të shoqëruar nga dikush.

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955