INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina të shtrenjta dhe apartamente, policia sekuestron 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt

Makina të shtrenjta dhe apartamente, policia sekuestron 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt

Publikuar më: 09:11 17-06-2019

Policia ka sekuestruar rreth 1.5 milionë euro pasuri në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij, i cili u vra gjatë përplasjes me policinë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Sipas policisë, "sekuestrimi i pasurisë është bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale."

Pasuritë e paluajtshme i përkisnin  Admir Muratajt dhe dy vëllezërve të tij, Aleksandër (Shpëtim) Murataj dhe Can Murataj.

Pasuritë e sekuestruara janë vila 3 katëshe ku banonte Admir Murataj, 2 toka në pronësi të familjes Murataj, 1 garazh, 3 apartamente, si dhe 9 automjete të shtrenjta.

Sipas policisë vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Gjithashtu njoftohet se policia po punohet për identifikimin e pasurive dhe raseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439