Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Cërrik-Gostimë, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë dhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia bëjnë me dije se u përplasën makinat tip Volkswagen me targë AA015MR dhe mjeti tip Ford me targë AA123BE. Të 5-të personat e plagosur u dërguan për ndihmë në spital, por fatkeqësisht, shtetasja Kamela Hoxha, 20 vjeçe, nuk ka mundur të përballojë plagët e marra nga aksidenti. Mësohet se edhe gjendja e të plagosurve të tjerë është e rëndë.