INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Makinat" shkaktojnë 46 viktima në Homs

Publikuar më: 00:53 22-02-2016

Dy sulme me autobomba u kanë marrë jetën 46 personave në qytetin sirian të Homsit. Pjesa më e madh e viktimave janë civilë, sipas grupit monitorues “Observatori sirian i të drejtave të njeriut”, me seli në Londër. Nuk është ende e qartë, për momentin, se kush qëndron pas dy shpërthimeve, por zonën e goditur këtë herë, e ka shënjestruar më parë në disa raste Shteti Islamik. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi arritjen e një marrëveshjeje provizore me Rusinë për një armëpushim të pjesshëm, çfarë përbën - sipas tij, - afrimin më të madh deri tani me një pushimzjarri të vërtetë. Më herët gjatë këtij muaji, fuqitë botërore të përfshira në krizën e Sirisë ranë dakord të kërkonin ndaljen e menjëhershme të luftimeve, por afati i vendosur për të premten, u afrua dhe kaloi pa asnjë risi. Kerry deklaroi të dielën se, së bashku me homologun e tij rus, Lavrov, kanë arritur kushtet e armëpushimit, por theksoi se mbeten ende detaje për t’u shikuar e zgjidhur.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499