“123”, “Beautiful” dhe “Nuk ma la” i kanë siguruar një pozicion të rëndësishëm në hitet e kësaj vere, por nëse menduat se Flori e la me kaq, e keni gabim.
Diçka po ndodh në studion e tij të regjistrimit nga ku kanë dalë disa nga produksionet më të paharrueshme muzikore.
Bëhet fjalë për një këngë të re për të cilën Flori nuk zbulon asnjë detaj. Është mjaftuar duke shkruar “123 Prova” mbi foton e postuar në Instagram, si shenjë paralajmëruese që diçka e bukur po vjen.
Duke marrë në konsideratë bashkëpunimet e shumta që ka sjellë së fundi, ndoshta kjo mund të jetë një këngë solo ku e gjithë pesha, përfshirë lavdet dhe kritikat, do të bien tërësisht mbi të. Sidoqoftë, është e qartë se Flori ka vendosur ta pushtojë edhe këtë verë me hite dhe lajmi për këngën e re, vetëm sa e shton padurimin.