Ura e këmbësorëve në Fushë Krujë është kthyer në një makth për banorët e kësaj zone.
Edhe pse 15 metra e gjatë, një qytetari i duhen plot 8 minuta për të kaluar nga një krah në krahun tjetër të urës.
Shkak është bërë mbipopullimi i njerëzve që kalojnë në këtë urë pas shembjes së urës në lumin Zezë, e cila po rehabilitohet.
Siç shihet edhe nga fotoja numri i njerëzve që e frekuentojnë është i madh, kjo edhe për faktin sepse është ditë pazari.
Por nga ana tjetër, si rezultat i fluksit të shumtë të njerëzve ura rrezikon shembjen.