IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Makthi i punonjëseve, shefja femër

Makthi i punonjëseve, shefja femër

Publikuar më: 10:40 31-03-2016

Harrojeni solidaritetin femëror, sepse një gjë e tillë nuk ekziston në punë, kurse punëtoret që kanë një femër si shefe shpesh vuajnë nga depresioni, dhimbja e kokës dhe gjendje të tjera të lidhura me stresin.

Rreth 95 për qind e femrave gjatë karrierës së tyre janë deklaruar të kenë pasur problem me shefet e tyre femra, ka zbuluar studimi i Shoqatës amerikane të menaxherëve.

Sjellja e shefeve ndaj të punësuarave femra në masë të madhe varet nga atmosfera në vendin e punës, sikurse edhe në numrin e meshkujve të punësuar.

“Nëse femra punon në një profesion që tradicionalisht i takon meshkujve, për shembull në industrinë e automobilave, gjasat për t’u përballur me sjellje të papranueshme nga ana e shefes janë më të mëdha”, shpjegon psikologia Cary Cooper.

Keqtrajtimi i kolegeve vartëse quhet edhe sindroma “Bleta mbretëreshë”, ndërsa dallohet dhe karakterizohet nga mungesa e mirëkuptimit dhe simpatisë për koleget, derisa meshkujve në të njëjtën kohë u jepet përparësi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559