Reperi Mozzik është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një fotoje ku shfaqet i kapur përdore me Kidën. Mjaftoi vetëm kaq që të lindnin thashethemet për një lidhje mes tyre, por që u hodhën poshtë nga vetë Kida një natë më parë e cila sqaroi se gjithçka ishte realizuar për këngën. Ndërkaq Mozzik i ka habitur disi fansat me një foto ku shfaqet duke nxjerrë gishtin e mesit dhe krahas saj ka një mesazh që nuk e dimë kujt i drejtohet.
“Makthi yt më i keq”, shkruan ai krahas fotos, por nuk tregon asnjë gjë më tepër duke mos e shpjeguar se kujt i drejtohet.