Moderatorja Alketa Vejsiu i është rikthyer edhe një herë eksperiencës në 'Sanremo', me të cilën u kthye për shumë javë në kryefjalën e shtypit rozë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Provokacija”, ajo ka treguar disa nga prapaskenat e këtij festivali dhe mënyrën se si arriti ta menaxhonte skenën.
“Unë nuk i bëj gjërat vetëm për veten time. Shkova me një super bagazh nga Shqipëria dhe 20 vite punë nuk janë pak. E kisha rrugën të shkelur në vendin tim përpara se të provoja atë magji”, tha Alketa.
Ndër të tjera, moderatorja ka rrëfyer se makthi më i madh që ka pasur, ka qenë se mos binte nga shkallët.
"Mankthi im më i madh ishte se mos bija nga shkallët. Ishin komode, por nuk e di pse të krijohet ajo ndjesia. Është kjo që thamë se suksesin dhe dështimin që një fije i ndan”, theksoi Vejsiu.