INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makthi në Greqi,Tsipras: Marr përgjegjësinë për zjarret…

Makthi në Greqi,Tsipras: Marr përgjegjësinë për zjarret…

Publikuar më: 17:00 27-07-2018

Pas deklaratës së parë ku u shfaq i tronditur nga tragjedia që po ndodhte në Athinë, ka reaguar sërish për zjarret kryeministri grek Aleksis Tsipras ku theksoi se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë politike për “shkrumbimin” e zonës së Matit dhe Rafinës.

“Të vdekurit nuk mund të flasin, por më së paku u detyrohemi respektimin e së vërtetës. Unë ju thirra sot, sepse unë dua të marr përsipër, para kabinetit dhe popullit, përgjegjësinë politike për tragjedinë”, tha kryeministri.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Tsipras tha se do të diskutohen më vonë edhe largimet ministrore për shkak të tragjedisë që i kushtoi jetën 87 njerëzve.

Tsipras theksoi se ky është momenti më i rëndë në karrierë për shumë ministra dhe tha se të gjithë kanë ankth e pyesin veten nëse mund të kishin bërë më shumë për të shpëtuar jetë.

Kryeministri këmbënguli se ai nuk do të merret me “gjueti shtrigash”, ose të miratojë skenarë për të shpallur disa fajtorë për tragjedinë.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627