Rreth orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të premte ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 55-vjeçareje. Ngjarja ka nodhur në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe.
Bëhet e ditur se shtetasi 40-vjeçar Bashkim Xhafa, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin "Skoda" me targë “AA664JJ”, ka aksidentuar për vdekje një shtetase akoma të paidentifikuar, rreth moshës 55-vjeçare.
Policia ka deklaruar se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë policia ka njoftuar se po punohet për identifikimin e të aksidentuarës.