INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mali i Zi voton sot, 7 kandidatë në garë për President

Mali i Zi voton sot, 7 kandidatë në garë për President

Publikuar më: 10:12 15-04-2018

Në Mal të Zi ka nis votimi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Sondazhet e bëra tregojnë se mbështetjen më të madhe e gëzon ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç i cili gëzon mbështetjen edhe të qytetarëve shqiptarë. Më shumë se 530 mijë votues do të votojnë në 1.206 qendrat e votimit anembanë Malit të Zi. Qendrat  u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 18 të pasdites. Nëse asnjëri prej kandidatëve për president nuk do të sigurojë 50 për qind të votave, atëherë raundi i dytë do të mbahet më 29 prill. Malazezët pritet t’i japin pak më shumë sesa 50 për qind të votave kandidatit proeuropian Gjukanoviçit. Kundërshtari i liderit të partisë në pushtet Mladen Bojaniç, një biznesmen i mbështetur nga aleanca e disa partive, përfshi disa që kërkojnë lidhje më të ngushta me Rusinë, duket se ndjek në distancë Gjukanoviçin, me 30 për qind të votave sipas sondazheve. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi, një vend prej vetëm 620 mijë banorësh, u tronditën disi nga arrestimi i një grupi nacionalistësh serbë, që kishin komplotuar vrasjen e Gjukanoviçit dhe sjelljen në pushtet të partive proruse, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO. Gjithsesi, Gjukanoviçi dhe DPS-ja e udhëhoqën Malin e Zi drejt NATO-s vitin e kaluar, e u zotuan se do të përfundonin edhe bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Moska, e cila kundërshton anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën atlantiko-veriore, gjithsesi hodhi poshtë se ishte mbështetëse e “puçit” të nacionalistëve serbë.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953