INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mallkimi i ditës për Edi Ramën vjen nga Nard Ndoka!

Mallkimi i ditës për Edi Ramën vjen nga Nard Ndoka!

Publikuar më: 13:09 01-09-2017

Gjendja e krimit dhe siguria në vend kanë qenë në fokus të një shkrimi të gjatë që deputeti Nard Ndoka, e ka publikuar në faqen e tij në facebook. Deputeti akuzon direkt Kryeministrin Rama për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi.
Postimi i plotë në facebook.
“Kërkohet 'Vetting' mbarëpopullor!
Virusi qeveritar tashmë ka hyrë kudo e ngado, çdo gjë që ndodh në këtë vend "fajin" e ka drejtësia!
Ka krim në rrugë, fajin e ka drejtësia, ka krim në familje, fajin e ka gjykata, ka vjedhje, ka drogë, ka korrupsion, ka dhunë, ka çoroditje kolektive dhe fajin përsëri e përsëri e ka drejtësia.
Këtu nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka institucione, nuk ka kulturë, nuk ka ndjeshmëri, nuk ka përgjegjësi, nuk ka moral, por ka një sistem drejtësie njësoj apo më të mirë se të gjitha këto të marra sëbashku.
Këtu ka drogë, se shteti është i lidhur drejtpërdrejtë me të, drejtësia pengohet nga pushteti!
Këtu ka dhunë dhe krim në familje, por drejtësia pengohet nga pushteti!
Një dhunues nuk mund të bashkëjetojë në të njëjtën strehë me viktimën; drejtësia thotë jo, por pushteti thotë po, se nuk krijon asnjë mundësi ligjore!
Këtu ka korrupsion, se kryeministri krijon mundësitë dhe ndan tepsinë! Ka drejtësi, por kryeministri emëron dhe voton gjyqtarët, shantazhon drejtësinë.
Drejtësia është kthyer në alibi, për kryeministrin, për mediat, për portalet, për protoganistët që rrinë me dhembë të mprehtë për të lançuar dhe ngrënë këdo me stilin e tyre!
Drejtësia është më e mirë se Presidenti, Kryeministri, Ministrat, Kuvendi, Policia dhe çdo institucion tjetër, madje është më e mirë edhe se Avokati i Popullit!
Vetting institucional duhet kudo; reformë institucionale, revolucion kulturor, mentalitet e reagim qytetar; duke ju referuar të tjerëve që kanë bërë hapa emancipues në politikbërje e kudo.
Kryeministri ynë takon Merkelin, por kopjon dhe standardizon modelin e Erdoganit në qeverisje!
Kryeministri kërkon "Vetting" për gjyqtarët, por riemëron ministrat më të korruptuar në pluralizëm!
Kryeministri kërkon "Vetting" për drejtësinë, por nuk lejon hapësirë kontrolluese për opozitën, as në Kuvend me komisionet parlamentare!
Kryeministri thotë për çdo gjë që nuk shkon mirë në këtë vend; se fajin e ka vettingu dhe drejtësia!
Jo Z. Kryeministër, i vetmi fajtor sot; se pse nuk ka shtet në këtë vend, jeni Ju!
Vettingu duhej të fillonte me votë kundër jush, kundër qeverisë Tuaj, kundër arrogancës Tuaj!
Por ju i bletë votat, e bletë vettingun, ndaj na duhet të reflektojmë dhe të reagojmë fort me revolucion kulturor mbarëpopullor!
Drejtësia është vetëm një hallkë, një pushtet, që nuk mund të pastrohet kurrë, përderisa politika dhe vota në këtë vend të jetë e lirë!
O pika që nuk ju bie të gjithëve! Ju që drejtoni dhe atyre qe ju votojnë duke ju marrë lekët që ju keni vjedhur!
Që të jem në rregull me veten dhe me ato që janë shumicë e pastër në këtë vend, nuk mund ta përjashtoj veten nga balta që bllokon çdo gjë në këtë medemek shtet!
Opozita përfaqëson sot, votën më të pastër në historinë e pluralizmit, votë morale, që i rezistoi joshjes me para, presionit qeveritar, dhunës të grupeve kriminale!
Ndaj Opozita duhet të ngrihet nga gjumi, duke e filluar vettingun me veten dhe t'i prijë revolucionit kulturor e politik me modele europiane!

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768