Dy shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë me akuzën e kontrabandës. Mësohet se Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi tregëtonin mallra kontrabandë, ka proçeduar penalisht një doganier. Ndëerkohë uniformat blu kanë nisur procedimin penal dhe për M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë
Njoftimi i Policisë:
Policia thotë se në vendin e quajtur “QTU” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit tip autobus me targa AA 662 NG i shoqërisë “Alba Bus Tours” në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industriale, të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë:
– 2(dy) lavatriçe,
– 5(pesë) hekura rrobesh,
– 3(tre) fshesa me korent,
– 1(një) pompë nafte,
– pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 Kg detergjent të llojeve të ndryshme.
Për ngjarjen policia arrestoi dy shoferë autobusi, përkatësisht:
– Ligor Çombashi, 51 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, Fier.
-Arben Qerimi, 34 vjeç, banues në lagjen “Panvarsia” Vlorë (të dy shoferë autobusi).
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin me iniciale M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë.