Juan Luis Londoño Arias ose ndryshe i quajtur me emrin artistik Maluma është vlerësuar si këngëtari më i mirë latin duke marrë edhe çmime “Grammy Awards”. Ai na është shfaqur shumë i angazhuar me projekte të reja por gjithashtu nuk ka lënë pas dore jetën e tij personale.
Maluma ka shijuar pushimet bashkë me të dashuren e tij Natalia e cila para 2 ditësh kishte ditëlindjen dhe u urua me një mesazh shumë special nga Maluma.
Çdo gjë po ecte siç duhet derisa Maluma poston një foto ku shikohet që është para një ndërhyrjeje shëndetësore. I veshur me veshjet e spitalit por me pozitivitet ai shprehet: “Gjithmonë jemi pozitivë…”
Kjo gjë shokoi fansat e artistit që për më tepër, nuk kishin asnjë informacion mbi atë që po ndodhte. Megjithatë, mediat spanjolle bëjnë të ditur se Maluma i është nënshtruar një ndërhyrjeje për shkak të problemeve me ligamentet e njërës këmbë. Le të shpresojmë se gjithçka ka shkuar siç duhet.