Trendi i këngëve latine mesa duket i ka pushtuar të gjithë dhe kjo rrymë muzikore nuk ngelet pa u luajtur në diskotekat dhe clubet e natës duke u konsideruar si një nga më të preferuarat e momentit.
Jo vetëm këngët, por edhe këngëtarët latin njihen si disa nga meshkujt më seksi të cilët admirohen nga shumë femra.
Maluma është një pjesë e kësaj kategorie ndërsa së fundmi me një postim në Instastory i ka habitur të gjithë duke shprehur një dëshirë të nënkuptueshme.
Teksa mban një vogëlush në krahë, Maluma ka shkruar si mbishkrim: “A më shkon hija e të qenit baba?”.
Me siguri fansat i kanë dhënë sugjerimin e duhur! Po ju si mendoni? A duhet të bëhet Maluma baba?/intv.al/