Këngëtarë ka sa të duash po një latin seksi të këtij kalibri si Maluma vështirë se gjen.
Jo vetëm një djalosh atraktiv, por edhe këngëtar i talentuar, hitet e të cilit po korrin sukses prej milionash në YouTube.
Me siguri që kur shikojmë një mashkull kaq të pashëm dhe seksi mendojmë se e ka sjellë në jetë gjithashtu një femër simpatike dhe ja që kjo logjikë thuajse nuk gabon.
Ka qenë vetë këngëtari i cili ka postuar në Instastory një foto teksa shfaqet duke përqafuar mamanë e tij teksa e ka uruar duke shkruar: “Motivimi im, gjithçka imja. Gëzuar ditëlindjen mama. Të dua”.
Shpesh thuhet “Bëmë baba të të ngjajë” kurse në këtë rast e pështasim duke thënë “Bëmë mama të të ngjajë”.
Tani me siguri e keni kuptuar pse ylli latin është aq simpatik./intv.al/