Natalia di si t’i bëjë qejfin të dashurit të saj!
E kishte mbajtur “të fshehur” deri para disa ditësh dhe Maluma i tregoi të gjithë botës, të dashurën e saj simpatike. Ajo quhet Natalia dhe mesa duket do e shohim shpesh në fotot e Malumës, në mos krah këngëtarit, do e shohim në komentet e fotove të tij.
E njëjta gjë ka ndodhur ditën e sotme ku Maluma ka publikuar një foto të ëmbël me një qen, foto së cilës i ka vendosur mbishkrimin “Animal Lover”. Sigurisht që nuk mund të mungonte komenti i partneres së tij Natalia e cila e ka quajtur mashkullin e zemrës së saj “PAPACITO”. Një fjalë latine që tingëllon shumë bukur kur meshkujt e dëgjojnë nga të dashurat e tyre.