Maluma është një këngëtar shumë i talentuar i cili ka rrëmbyer të gjithë zemrat e vajzave. Këngëtari ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it një foto të Ditës së Nënës që mori më shumë vëmendje sesa ndoshta e imagjinonte. Ai shfaqet me nënën e tij, Marlli Arias, ku në foto shihet se i jep një puthje të madhe në buzë. Nuk është hera e parë që ai e ka bërë këtë, por fansat e tij akoma kishin shumë për të thënë për këtë veprim që ai kishte bërë.
Disa mendonin se ishte krejtësisht normale, disa të tjerë e kanë kritikuar për këtë veprim sepse ishte jashtë normalitetit. Disa besojnë se puthja ishte shumë intime dhe pasionante mes nënës dhe djalit.
Në festën e Ditës së Nënës, Maluma për të puthur nënën e tij ngriti shume aludime nga më të ndryshme për puthjen me nënën e tij.