INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamaja e 2 PAC  më e zgjuar se Prince

Mamaja e 2 PAC më e zgjuar se Prince

Publikuar më: 12:48 04-05-2016

Nëna e Tupac, Afeni Shakur u nda nga jeta më 2 maj.

Përpara se të vdiste ajo e ka mbrojtur muzikën dhe trashëgiminë e të birit dhe madje është kujdesur ta bëjë këtë edhe pas vdekjes. Afeni kishte krijuar një marrëveshje mirëbesimi për të kontrolluar të gjitha të drejtat e muzikës së 2 Pac dhe një përfaqësues i pasurisë së tij tregon se shkresa që ka lënë është e përsosur. Ajo është shumë specifike sa iu takon trashëgimtarëve dhe një pjesë e parave do të shkojë në ndihmë të njerëzve në nevojë.  Afeni la pas motrën , Gloria dhe një vajzë, Sekyiwa Shakur, gjysëm motra e 2 Pac-ut. Bashkëshorti i saj Gust Davis nuk u përmend në emrat e besueshëm të marrëveshjes, kështu që paratë e 2 Pac dhe muzika e tij do të jenë praktikisht të paprekshëm nga ky divorc.

Është interesant fakti që nëna e 2 Pac përfaqësohej nga avokati Howard King, i cili gjithashtu ka punuar me Prince vite më parë. Ai thotë se Prince e urrente të merrej me letra dhe dokumenta dhe rrallë i dëgjonte këshilltarët, por Afeni ishte e kundërta e tij dhe kjo është arsyeja që nuk do të ketë ndonjë betejë ligjore për pasurinë e 2 Pac.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705