Kur vjen fjala tek mosha të gjithë e dimë se me kalimin e viteve njeriu e humbet bukurinë dhe format trupore.
Por ka edhe nga ato raste ku për disa persona mosha është thjesht çështje numrash.
E tillë përshembull është edhe mamaja e këngëtares së njohur Argjentina Ramosaj, Suzana Mushkolaj e cila edhe pse gjyshe tashmë, të habitë me freskinë joshëse që mbart.
Falë formave trupore dhe bukurisë e ëma e këngëtares na ka treguar se di më së miri si të ngjajë gjithmonë e re.
Por mesa duket Suzana mund të ketë pakënaqësi në fizikun e saj dhe i është drejtuar photoshopit për të bërë ndryshime ku mesa duket nuk ja ka dalë me sukses.
Në një foto të postuar në Instagram, prezantuesja e emisionit “Metamorfoza” thuhet se ka ndërhyrë për të ngushtuar edhe më shumë belin e saj, por në përpjekje për të bërë këtë, ka deformuar disi edhe objektet pranë saj.
Nuk e dimë sesi mund të zgjidhet problemi i Suzanës por mesa duket photoshop-i nuk ka funksionuar si duhet.