Bebe Rexha është një ndër artistet më të suksesshme të momentit, e cila sigurisht që po përjeton periudhën e saj më të mirë. Por përpos jetës profesionale, i gjithë publiku është shumë kuriozë të dijë diçka nga jeta personale e këngëtares shqiptare, e cila e ka ruajtur me shumë fanatizëm.
Sot kemi kuptuar që Bebe Rexha është beqare, madje mësuam edhe arsyet se pse ajo është e tillë dhe kjo falë mamasë së saj.
Përmes një postimi në instastory, Bebe ka bëë publike se çfarë i ka shkruar e ëma e saj “"E zbulova pse jam beqare! Siç duket, ndonjëherë duhet të dalësh dhe t'i lësh njerëzit të të shohin!” Sigurisht që Bebe Rexha e ka pritur me sportivitet këtë meszh nga mamaja e saj.