Kot nuk thonë “ Dardha bie nën dardhë”.
Çiljeta nuk është kot këngëtare pasi si duket zërin e ka të trashëguar nga mamaj e saj. Majlinda Xhilaga është ndjerë shumë nostalgjike teksa ka publikuar në rrjetet e saj sociale videon e realizuar shumë vite më parë, kur ajo këndonte. “Kënaqësi t’ju përcjell këngën time të parë në moshën 18 vjeçare 'Cen Kavaja."Në Asamblin e këngëve e valleve Tiranë.Flm Robert Bytyci që je një koleksionist i mirë dhe më ra në dorë ky kujtim”, shkruan Majlinda e emocionuar.