INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamaja e Eda Zarit padit të bijën: Ushtron dhunë [FOTO]

Mamaja e Eda Zarit padit të bijën: Ushtron dhunë [FOTO]

Publikuar më: 11:54 31-05-2016

Të jesh artist nuk do të thotë të jesh perfekt, madje mund të jesh edhe i dhunshëm.

Këngëtarja e njohur Eda  Zari është paditur nga e ëma pasi ajo e akuzon se e e bija ka ushtruar dhunë mbi të. Ky lajm është bërë i ditur vetëm tani ndonëse kërkesa është regjistruar me datë 10 maj  dhe seanca e parë gjyqësore është zhvilluar me 19 maj. Zhane Zari ka pretenduar në Gjykatë se në datën 29.04.2016 është dhunuar nga e bija.

Kështu, Gjykata  vendosi  ta njoftojë palën e paditur Eda Zarin nëpërmjet  Komisariatit të Policisë nr 2,  Tiranë dhe për dijeni  Drejtorinë e Polcisë Tiranë për të bërë të mundur njoftimin e palës së paditur  Eda Zarit në datën 16.06. 2016 ora 12 e 30. Edhe pse për shumë prej nesh mund të tingëllojë çuditshëm ky lajm, për Edën nuk është hera e parë që akuzohet nga familjarët. Në vitin 2013 mamaja e këngëtarës  e akuzoi të bijën se ajo kishte falsifikuar dokumentet në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë , vëllai më i madh 50 vjeç i cili jeton në Hollandë dhe motra tjetër e cila gjithashtu jeton jashtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040369033813477