INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mamaja e policit grabitës: Akt i dëshpëruar nga…

Mamaja e policit grabitës: Akt i dëshpëruar nga…

Publikuar më: 12:58 18-03-2016

Janë mbyllur në shtëpi, djali i ka turpëruar. Prindërit e efektivit të FNSH­së, Eduart Budini, nuk dalin nga banesa  prej dy ditësh. Siç shprehen, ata kanë turp të takojnë të njohurit, pasi  krimi i kryer nga djali i tyre është i rëndë. Nëna e Eduartit, Violeta, ka një arësye për të vepimin e paligjshmë te djalit të saj.

Edhe babai i tij, Refiti, shprehet se djali i tij mund të jetë detyruar ta kryejë grabitjen, ndikuar nga borxhet e shumta. Sipas tyre, ai kishte marrë si kredi një shumë prej 7 milionë lekësh të vjetër, dhe për rrjedhojë, banka i mbante çdo muaj paratë.

Si e morën vesh gjithë ngjarjen?

Erdhën dhe na thanë komshinjtë këtu që të ndiznim televizorin dhe të shikonim atë çfarë thuhej. Aty pamë edhe videon, edhe fotot që nxirrte djalin tonë. Unë fillova të qaja dhe pas meje edhe Refiti (babai i Eduartit), i cili nuk e mbante dot veten. Kam që dje që nuk dal nga shtëpia nga turpi i botës. Më vjen të mbytem në Vjosë për këtë që më ndodhi. Askujt nuk i kemi rënë në qafë ne si familje dhe nuk doja që ndonjë të ishte sulmuar nga Eduarti. Jam shumë e tronditur dhe nuk di çfarë të bëj më parë, me çfarë të merrem më parë, të mbaj veten, burrin apo të qaj për këtë gjëmë që na ndodhi.

Si mendoni, përse Eduarti e ka ndërmarrë një veprim të tillë?

Djali, edhe nëse e ka ndërmarrë këtë akt, ka qenë i shtyrë nga hallet e shumta që ne kemi këto muaj. Jemi të mbytur me borxhe dhe nuk kemi me se të rrojmë. Edhe djali është krimbur në borxhe deri në grykë.  Djali ka marrë një kredi, më duket 7 milionë lekë, te një bankë. Rrogën që merr nga Policia, nuk e merr të plotë pasi më shumë se gjysmën ia mban banka. I mbeten nga rroga diku tek 100 mijë lekë të vjetër. Me këto 100 mijë lekë ç’të bëjë më parë, të paguajë qiranë tonë 70 mijë lekë në muaj, të ushqejë vajzën e vogël, të na ushqejë ne apo të na mbajë ne, apo të shlyejë detyrime të tjera te dyqanet në qytet ku ne kemi ushqime me listë?

Sa borxhe ka djali juaj?

Mesa dimë, përveç 7 milionë lekëve që ka marrë kredi në bankë, ka marrë edhe 1.5 milionë te një person tjetër, ndërkohë që ushqimet me listë tonat nuk kanë të sosur dhe ai ishte në dijeni për këtë gjë. Nuk e besoja kurrë që djali im do të përfundonte në burg, kjo pasi është djalë me karakter dhe askush në lagje apo qytet nuk flet keq për të. Nuk është turp të jesh i varfër, më thoshte sa herë që nisej për në punë, ashtu me bukë me vete me atë çfarë i sajdisja unë, bukë me vezë e gjizë, që është më e lira. Më vjen keq për atë që i ndodhi, të dënohet, po ku do shkojë më pas? Nga Policia do ta përjashtojnë. Ne po këtu ku jemi kemi edhe tri ditë afat për të qëndruar, lëre mos e pyet se si jemi, keq e më keq. Na kanë rënë hallet përpjetë.

Article Logic
Execution time: 0.0019650459289551