Pasi u ribashkua me Justin Bieber, Selena Gomez nuk po gjen ende qetësi.
Mamaja e saj, vazhdon të jetë kundra kësaj lidhje. Marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e tensionuar dhe arsyeja nuk është vetëm Bieber. Këtë herë janë fansat e këngëtares ata të cilët i kanë kërkuar Selenës të kërkojë falje që mori pjesë në filmin e Woody Allen, por para këngëtares ka ardhur reagimi i mamasë së saj. ‘E kam paralajmëruar Selenën për filmin, i thashë të mos pranonte, por fjalët e mia ranë në vesh të shurdhër. Ajo nuk dëgjon, bën siç do vetë. Askush nuk e kontrollon dot’, u shpreh ajo.
Kujtojmë që producenti Allen, 41 vjeçar, së fundmi është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një pjese të madhe aktoresh që kanë marrë pjesë në filmat e tij.