Ata të dy duken shumë të dashuruar bashkë, por në familjen e këngëtares gjërat nuk duken aspak mirë.
Mamaja e Selena Gomez e ka shfaqur hapur shqetësimin e saj për rikthimin e së bijës me Bieber, madje ka përfunduar në spital.
TMZ bën të ditur se Selena ka debatuar me të ëmën për këtë çështje dhe prindërit e saj janë të bindur për të mos e pranuar më kurrë këngëtarin në shtëpinë e tyre. Ata nuk do ta harrojnë mënyrën si ai u nda nga Selena duke i thyer zemrën vazjës së tyre.
Tani Mandy Teefey (mamaja e Selena-s) i është nënshtruar një kontrrolli shëndetësor pas përkeqësimit që pësoi nga streset e përjetuara së fundmi.