Linda Halimi ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, Kaimana, e cila është vetëm 5-muajshe. Pavarësisht se ajo është ende shumë e vogël, Linda është e vendosur për të zhvilluar që tani pasionin për muzikën tek vajza e saj.
Pak kohë me parë këngëtarja tregoi se gjatë kohës që ndodhej në studio muzikore e shoqëronte dhe Kaimana. Ndërsa së fundmi Linda ka zbuluar se ka filluar ta mësojë vogëlushen që tani se si të këndojë. Në profilin e ‘Instagram-it’ të Kaimanës, këngëtarja shqiptare ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke kapur disa nota të larta muzikore dhe vajza që përpiqet të bëjë njësoj si ajo.
“Mami po më mëson si të këndoj dhe unë”, shkruhet bashkangjitur videos.