INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mami a do të shkojmë në plazh këtë vit?', Pëllumb Pipero ka këtë përgjigje për vajzën e Sonila Meços dhe për të gjithë ne!

'Mami a do të shkojmë në plazh këtë vit?', Pëllumb Pipero ka këtë përgjigje për vajzën e Sonila Meços dhe për të gjithë ne!

Publikuar më: 12:32 17-06-2020

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Pëllumb Pipero iu përgjigj gazetares Meço nëse do të ketë plazh sivjet.

Pipero tha se virusi nuk transmetohet përmes ujit dhe rërës në det, duhet vetëm që të ndiqen protokollet që janë vendosur.

Meço: Çlirimi erdhi pas një periudhe të gjithë shtrëngimi. Pak më parë se të futem në program më shkruan ime bijë dhe më thotë se sivjet mendoj se nuk do të ikim në plazh se ka dëgjuar se është me rrezik se njerëzit kanë korona dhe kam frikë. Do të shkojë në plazh këtë vit?

Pipero: Unë i them se jo vetëm të mendojë se do të shkojë, por duhet të shkojë sepse duhet ta dijë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ushqimeve, apo nëse shkojmë ne plazh me familjen tonë. Nëse ruajmë protokollet që janë vendosur, që janë kujdesi për duart dhe distanca fizike. Të jetë e qetë se nuk ka korona në bregdet dhe nuk transmetohet në det.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494