Dalëngadalë pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe Zaimina mezi po pret që vajza e saj të vijë në jetë...Fillimisht zgjodhi ta mbajë larg mediave periudhën e shtatzënisë, por e kishte të pamundur dhe më pas Zaimina e pranoi vetë se po priste një vajzë, për të cilën realizoi një babyshower shumë të bukur.
Këngëtarja e njohur është në javët e fundit të shtatzanisë e si dhuratë për veten, ta ketë kujtim, ka realizuar një set fotografik ku tregon barkun e fryrë. Gjatë ditës postoi një imazh vetëm ku tregoi barkun, por tani na ka befasuar duke na prezantuar për herë të parë partnerin e saj, Klodin, duke shkruar “Mami dhe Babi” bashkangjitur fotos.