INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mami i Ledrit qenka në hall të madh me djalin e saj, shihni si e gjen “belaja” me reperin! [FOTO]

Mami i Ledrit qenka në hall të madh me djalin e saj, shihni si e gjen “belaja” me reperin! [FOTO]

Publikuar më: 17:22 04-05-2018

Mami i Ledri Vulës, zonja Xheraldina Vula është një personazh po aq i njohur sa i biri në Kosovë. Prej disa kohësh ajo moderon emisionin “Diçka po zihet”, një format dedikuar kuzhinës dhe recetave të shijshme të përgatitura në studio që ndihmojnë shumë amvisa të pasionuara pas gatimit.

Por për çudinë e të gjithëve, Xheraldina ka lënë Kosovën dhe është vendosur në Tiranë për të qenë pjesë e formatit më të ri, “Master Chef Junior”. Mami i Ledrit është pjesë e jurisë që gjykon sfidat e përjavshme të fëmijëve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij formati.

Ledri ka një lidhje shumë të ngushtë me të ëmën e tij dhe këtë gjë e kemi vënë re dhe në postimet në rrjete sociale.

Madje nga kjo lidhje e fortë duket se Ledri dhe Xheraldina flasin hapur për çdo gjë me njëri-tjetrin. Ditën e sotme Xheraldina ishte e ftuar në emisionin radiofonik ‘Chaud Patate’ dhe aty tregoi gjithçka që nga eksperienca në ‘Master Chef’ si dhe disa gjëra që nuk i dinim më parë për Ledrin. Është zbuluar se Xheraldina ka studiuar letërsi dhe më parë shkruante shumë poezi, por Ledri asnjëherë nuk ka pranuar që tekstet e këngëve të tij të shkruheshin nga e ëma.

Më tej Xheraldina ka treguar se ka marrë edhe kërkesa për shkuesi për djalin e saj. “Edhe nënat, dhe unë do të doja që Ledri të ketë një vajzë të mirë. Po ka pas raste të tilla, që nuk kanë ardhur direkt, por normal unë e kam mbyll gojën se s’ke çfarë të thuash, sepse nuk varet absolutisht as nga unë as prej saj se ndoshta ajo e ka dëshirën e saj por vajza nuk e ka. Mendoj se kanë qenë më shumë dëshira të së ëmës, se e bija nëse do të donte do ta gjente një mënyrë”, – ka thënë Xheraldina duke qeshur.

XJERO.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020060539245605