INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mami ka gjithmonë të drejtë! Shihni si “ia tërheq” veshin Bebe Rexhës e ëma e saj! [FOTO]

Mami ka gjithmonë të drejtë! Shihni si “ia tërheq” veshin Bebe Rexhës e ëma e saj! [FOTO]

Publikuar më: 18:16 08-08-2017

Nuk është më yll në ngjitje, por një ndër këngëtaret më të mira të momentit! Bebe Rexha çdo ditë e më tepër po ngul rrënjët në muzikën botërore, ku me hitet e saj ka fituar shumë fansa në të gjithë botën dhe jo më kot e kemi marë të ngjitet në skenat më të rëndësishme të muzikës. Mirëpo sado i suksesshëm të jesh, kur vjen puna te prindërit, “ndërrojmë” fytyrë dhe këtu nuk bën përjashtim as këngëtarja me origjinë shqiptare.

Bebe Rexha ka qenë e ftuar në ‘Tonight ëith Jimmy Fallon’ dhe sigurisht duke qenë një nga emisionet më të ndjekura, emocionet që ajo ka pasur janë të shumta. E sigurisht nuk mund të mos i kërkonte një mendim mamasë së saj dhe ka vendosur të ndajë një ‘screenshot’ të një komunikimi me mesazhe qe ka pasur me të ëmën pasi ka mbaruar emisioni.“Më pe, si tu duka, sinqerisht?” – i ka shkruar Bebe ndërkohë që mesazhi i të ëmës është epik: “Mendoj se shkëlqyer por nuk duhet të thoje fjalën masturbim dhe duhet të betohesh më pak në televizion” – Bebe ka qeshur shumë ndërkohë që i ka thënë: “Më fal mami”.

Bëhu vajzë e mirë Bebe! 

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539