INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mami me babin më çonin te të moshuarit që të kryeja seks me 25 euro'', dëshmia e dhimbshme e 10-vjeçares do iu prekë...

''Mami me babin më çonin te të moshuarit që të kryeja seks me 25 euro'', dëshmia e dhimbshme e 10-vjeçares do iu prekë...

Publikuar më: 21:28 19-02-2018

Padyshim është një ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe më prekëse për të gjithë në. ''Mami me babin më çonin te të moshuarit që të kryeja seks me 25 euro'', është shprehur një 10-vjeçare gjatë një dëshmie për policinë. Kjo ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Palermo të Italisë.

Ka qenë policia, e cila si fillim ka hasur një makinë të parkuar në cep të rrugës, ku qëndronte një e mitur me një të moshuar. Më pas ka vijuar hetimet duke zbardhur të gjithë ngjarjen. Prindërit e vajzës së mitur përfitonin nga 5 deri në 30 euro teksa e dërgonin vajzën e tyre të kryente marrëdhënie seksuale me burra.

Të gjitha rastet ku e mitura ka pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj, kryesisht të moshuar, janë regjistruar në makinë.

Tg.com publikon sot dëshminë rrëqethëse të vajzës së mitur, e cila mes të tjerash tregon për klientët që ia zgjidhte nëna e saj.

“Jetoj me mamin dhe babin. Babi kishte rënë dakord me një mikun e tij që na priste në makinë jashtë shtëpisë. Fillimisht ndihmoi babin, pastaj u shtri në makinë. Atë ditë unë isha në makinë me të, pastaj zbritëm. Në një moment kur babi im ishte jashtë makinës ai më uli pantallonat… nuk ishte hera e parë. Kishte ndodhur disa herë dhe në të gjitha rastet më jepte para. Disa herë kam qenë edhe me mamin. Unë nuk doja të kisha marrëdhënie me të, por ai ngulte këmbë. Pastaj pasi mbaronte punë na jepte para. Mi jepte në dorë mua sepse thoshte që më donte shumë. Më jepte 5 euro nëse i jepja një puthje, 25 nëse bëja diçka më shumë. Kjo ka ndodhur para se të mbushja 10 vjeç”, ka thënë vajza gjatë dëshmisë.

Sipas hetimeve të policisë ishte nëna ajo që vendoste oraret e takimeve me klientët kundrejt një pagese.

Madje në disa raste ishte edhe ajo pjesë e raporteve seksuale bashkë me vajzën e mitur.

Sakaq, në rrëfimin e saj e mitura tha se kur i ati kishte marrë vesh për takimet e tyre me burra i kishte komplementuar, duke ju thënë se ishin me të vërtetë të zonjat.

Edhe ai mi jepte mua paratë. Më jepte 30 euro. Kur mendoj për këto gjëra ndjehem shumë e trishtuar. Unë i thosha mamit tim se këto gjëra nuk më pëlqenin. Nuk e di se si e bëja, por megjithatë nuk jam e mërzitur me mamin tim, pasi ajo s’më ka bërë asnjëherë asgjë të keqe”, tregon sërish vajza.

Pas kësaj dëshmie prindërit e vajzës kanë përfunduar në pranga, policia ka bërë të ditur se ka siguruar prova të forta se këta shtetas janë një fermer 61-vjeçar dhe një pensionist 78 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0018820762634277