Sara Hoxha dhe Ledioni prej disa ditësh janë bërë prindër, dhe djali i tyrë i quajtur London Noor Liço ka sjellë shumë gëzim në jetën e çiftit të ri.
Për t’i bërë sa më mirë detyrat si nënë, Sara shpesh herë ka marrë leksione nga librat, dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani, para krevatit të vogëlushit të porsalindur. Ajo ka përdorur rrjetet sociale për të zbuluar dhomën e London, dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur. Në këtë foto Sara duket se është duke lexuar një manual për nënat e reja pranë pemës së Vitit të Ri, ku nuk mund të mos e vemi re krevatin e djalit të saj dhe Ledionit, i cili është vendosur pranë pemës së Krishtlindjeve.
Jo më kot krevati eshte pranë pemës, pasi edhe vetë London ishte dhurata më e bukur që çifti i ri mund të merrnin për këtë vit.