Ju kujtohet filmi mjuzikëll "Mamma Mia" me Meryl Street dhe Amanda Seyfried si dhe muzikën e grupit legjendar ABBA?
Epo mesa duket, produksioni i Universal Pictures, ka bërë të ditur se filmi do të shoqërohet me një tjetër mjuzikëll të titulluar: Mamma Mia: Here We Go Again!
Kasti do të jetë po i njëjti, vetëm se 10 vjet më të rritur, pasi filmi i 2008-ës pritet të dalë më 2018-ën. Këtë herë do të shohim Colin Firth si një personazh gay.
Si ka mundësi që filmi do të ketë një vazhdim kur është kritikuar së tepërmi? Epo ja që ndodh, dhe mezi po presim!