INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manaj në skenë, e duan në Bundesligë

Manaj në skenë, e duan në Bundesligë

Publikuar më: 13:33 20-06-2017

Rei Manaj, sulmuesi 20-vjeçar i Interit, pritet të huazohet sërish dhe ofertat e para për të kanë nisur të vijnë.

Është Augsburgu në Gjermani që interesohet për sulmuesi nga Lushnja të Kombëtares shqiptare dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Sezonin e shkuar Manaj e mbylli te Piza, teksa me skuadrën e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo sulmuesi luajti në 17 ndeshje dhe shënoi dy gola. Po aq gola pat realizuar edhe me Peskarën në pjesën e parë të sezonit, por aty ai luajti vetëm në 12 takime dhe vetëm katër herë e nisi si titullar, çka bëri që në janar të largohej drejt Pizës në Serinë B.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941