INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale, ja çfarë përmban lista e re e barnave

Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale, ja çfarë përmban lista e re e barnave

Publikuar më: 12:26 22-04-2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi spitalin rajonal të Fierit ku pa nga afër investimet në infrastrukturë dhe pajisje biomjekësore në këtë spital.

‘Në spitalin e Fierit kanë ndodhur ndryshime radikale në infrastrukturë dhe në pajisje biomjekësore. Sapo është instaluar grafia e re, grafia e lëvizshme dhe një set pajisjesh të tjera do të jenë pjesë e spitalit rajonal të Fierit, duke garantuar një shërbim më cilësor për pacientët. 975,000 Euro është vlera e investimit në aparatura në spitalin e Fierit këtë vit. Por jo vetëm ne Fier, ne po investojmë në fuqizimin e spitaleve rajonale në të gjithë vendin, ku do të instalohen aparatura të reja të teknologjisë së lartë me vlerë 4.5 milion euro’ u shpreh Manastirliu.

Ministrja shtoi se dy shërbime të reja që do t’i shtohen spitalit të Fierit.

‘Ne do të ngremë për herë të parë në Fier qendrën e hemodinamikës për t’ju përgjigjur në kohë urgjencave kardiake me metodat më të avanacuara dhe për këtë siç e pamë, është gati projekti për vendosjen e angiografit në këtë spital brenda qershorit. Gjithashtu do të ndërtojmë në këtë spital qendrën e kemioterapisë për të sëmurët me tumore, të cilët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në Tiranë për këtë shërbim.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me listën e re të barnave të rimbursueshme, Manastirliu u shpreh se lista përmban edhe barna për sëmundjet kronike si hypertension, hepatitis C. etj

‘Lista e barnave të rimbursueshme e miratuar nga Qeveria perfshin 36 barna te reja, qe trajtojne diagnoza si, forma te ndryshme te leucemise, kancer te pulmonit si dhe per here te pare përfshin barna per diagnoza te patrajtuara me pare si demenca dhe alzheimer. Lista e re e barnave pervec barnave per semundje te renda permban dhe barnat per semundjet kronike si hipertension, trajtimin e Hepatitit C, per trajtimin e semundjeve kardiovaskulare, neurologjike, psikiatrike etj. Një lajm i mirë është padyshim përfshirja në listen e rimbursimit e një formedoze te re të medikamentit Herceptine (subcutane), per trajtimin e kancerit te gjirit. Është një premtim i mbajtur: Nuk do te kete me mungesa per trajtimin me herceptine te grave qe vuajne nga tumori i gjirit me futjen e ketij bari ne LBR si dhe me kontraten e posatcme te lidhur mes MShMS dhe prodhuesit te autorizuar na ka lejuar qe te mbulojme trajtimin me kete bar per te gjitha grate me tumor te gjirit qe kane nevoje per kete medikament’ u shpreh Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0045568943023682