INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manastirliu: Lehtësohet procedura për KEMP-in, kërkohen vetëm 2 dokumente [FOTO]

Manastirliu: Lehtësohet procedura për KEMP-in, kërkohen vetëm 2 dokumente [FOTO]

Publikuar më: 19:30 19-02-2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Zv/Kryeministrja Senida Mesi zhvilluan një takim me strukturat e shëndetësisë dhe shërbimit social në të gjithë vendin, për të nxitur zbatimin në praktikë të reformës së lehtësimit të procedurave për marrjen e shërbimeve,

“Gjatë fazës së parë të thjeshtimit të procedurave u reduktuam 118 dokumente për marrjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Por reforma e thjeshtimit te procedurave dhe eleminimit te burokracive per marrjen e sherbimeve shendetesore dhe sociale nuk eshte nje reforme qe mbyllet ne nje dite, ndaj jemi serish sot ketu per te folur per zbatimin e kesaj reforme ne praktike por edhe per ta cuar perpara, me nisma te reja qe lehtesojne jeten e qytetareve. Jemi te vendosur per ta ndryshuar nje here e mire kete situate, për t’ja bërë më të lehtë çdo qytetari marrjen e shërbimeve shendetesore dhe sociale – per te luftuar korrupsionin, per te rritur transparencen dhe llogaridhenie”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shpjegoi ndryshimin e procedurave për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, duke kërkuar nga drejtuesit e strukturave shëndetësore dhe sociale të veprojnë menjëherë, që këto ndryshime të reflektohen dhe qytetarëve që paraqiten në KMCAP (Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune) të mos ju duhet të ndjekin procedurën e mëparëshme.

“Nëse ne kemi bërë një revolucion me procedurën e pagesës së aftësisë së kufizuar, ku qytetarëve nuk do t’ju kërkohen më 8 dokumente por vetëm 2 për të aplikuar për në KMCAP dhe nuk do të jetë më e nevojshme që ata të paraqiten fizikisht por dosja e tyre do të përcillet nga ndërveprimi institucion me institucion, duhet që ju të garantoni zbatimin me përpikmëri të këtyre ndryshimeve, që kursejnë sorollatjet e qytetarëve me aftësi të kufizuar nga njëra zyrë shteti në tjetrën”, tha Manastirliu.

Zv/Kryeministrja Mesi u shpreh se tani zyrat e administratës duhet të bëjnë një punë më cilësore për të garantuar që këto dokumente do të sigurohen prej tyre, pasi tashmë është përgjegjësi e tyre dhe jo më barrë e qytetarëve.

Nga faza e parë e reformës së derregullimit, vetëm nga procedurat e reja për aplikim pranë KMCAP-së, u kursyen rreth 40 orë sorrollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milion lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.

Për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyroheshin të rikomisionoheshin çdo vit, vendosëm rikomisionimin 3-5 vjet, duke kursyer 16 orë sorrollatje dhe minimalisht 1 700 lekë.

Nepermjet shendetesise elektronike kemi krijuar lehtesi qe kane reduktuar radhet e gjata te pritjes dhe ua kane lehtesuar jeten pacienteve per te aksesuar sherbimet shendetesore.

Çdo ditë, institucionet e kujdesit shëndetësor kryejnë rreth 200 000 akte mjekësore, të cilat regjistrohen. Kjo përkthehet në mbi 3 000 orë punë në ditë në shërbim të qytetarit, ose më shumë pacientë të shërbyer dhe më pak pritje në radhë, duke përmirësuar ndjeshëm raportin mes kohës së pritjes dhe kohës së ofrimit të shërbimit.

Për marrjen e shërbimeve shëndetësore të specializuara eleminuam:

– 1,7 milion karta shëndeti ose 850 mijë orë të kursyera për marrjen e tyre nga qytetarët;

– 30 mijë receta elektronike në ditë, i kursyem 1 mijë orë pune personelit mjekësor dhe po aq orë pritje qytetarëve;

– 50 mijë rekomandime elektronike, i kursyem 1600 orë pune mjekëve dhe po aq orë nga koha e tyre, qytetarëve.

“Në fazën e dytë, do të rishikojmë disa procedura të tjera, sic eshte thjeshtimi i procedures se rimbursimit te barnave te shtrenjta qe pacientet te mos sorollaten nga rrethet drejt Tiranes per firma e vula pa fund, por te marrin sherbimin prane vendbanimit.Po rishikojme proceduren e ekzaminimeve terciare per nje skaner apo rezonance per te automatizur sistemin, per te rritur transparencen, per te shmangur sorollatjet edhe per ti sherbyer sa me mire qytetareve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

tak.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771